Si ta përballoni pandeminë nëse keni probleme të shëndetit mendor

Si ta përballoni pandeminë nëse keni probleme të shëndetit mendor

Pandemia Covi-19 po përhapet me shpejtësi marramendëse. Edhe nëse jeni një person i zakonshëm, me siguri jeni të shokuar prej ndodhisë. Bizneset janë mbyllur përkohësisht, shkollat nuk po punojnë, punëtorët po punojnë nga shtëpia. Industria e sportit, shfaqjet dhe përformancat artistike janë ndalur. Distanca sociale është fjala e vitit 2020. Jetërat e miliona njerëzve varen nga këto masa, raporton PsychologyToday, shkruan Insajderi.

Përderisa njerëzit janë duke u mbyllur në shtëpi, mbizotërojnë dy ndjenja kryesore, monotonia dhe paqetësia. Këto dy ndjenja nëse përjetohen për një kohë të gjatë, mund të ju shkaktojnë njerëzve probleme të thella. Njerëzit janë krijesa të shprehive. I kemi rutinat tona, të cilat duhen të vazhdojmë të i ndjekim.

Përpjekuni të vazhdoni të bëni gjerat e vogla. Vendosni alarm për tu zgjuar, mos flini gjithë ditën. Bëni një dush mëngjesi. Veshuni, pixhamet janë të rehatshme, por nuk janë për të jetuar. Pregatiteni drekën, servoni tavolinë. Bëni një orar ditor, ku caktoni kohë produktive dhe relaksuese. Tentoni të fleni pak para mesnatës. Cikli i gjumit ka rëndësi jetike për shëndet mental. Caktoni takime virtuale me miq, të ngjajshme me ato që do të ishin takime të zakonshme për kafe./Insajderi.com