Tayna nuk ka vjedhur melodinë e Drake, por nuk mund të themi të njëjtën për tekstin

Tayna nuk ka vjedhur melodinë e Drake, por nuk mund të themi të njëjtën për tekstin

Të dielën u publikua kënga më e re e reperes Tayna me titull “Bass”, e para kjo nën petkun e Sony Music, njofton Insajderi.

Kënga është e tipit 2një1 – që do të thotë kemi dy këngë të ndryshme brenda një kënge.

Këtë formulë reperja përdori edhe për bashkëpunimin me Dafina Zeqirin për këngën “Bye Bye”.

Tek pjesa e dytë e këngës, teksti përmban shprehjen “Papi si champagne si Drake u bo” (duke ju referuar edhe emrit në Instagram të Drake), fjali që duket se Tayna e ka marrë literalisht sepse beat-i dhe stili i përdorur është pikërisht ai i Drake.

Gjithsesi, nuk mund të thuhet se Tayna ka plagjiarizuar vijën melodike të këngës “Behind Barz” nga Drake. Tayna dhe bashkëpunëtorët e saj, e kanë vënë me emër producentin e huaj nga i cili e kanë blerë beat-in. I njëjti producent që mund ta ketë prodhuar këtë muzikë për Drake, ose nga ku e ka blerë edhe reperi amerikan.

Ajo që mund të theksohet, është ngjajshmëria e tekstit mes Drake dhe Tayna.

Teksa një pjesë e tekstit të Drake vijon si, “I don’t really play no tic-tac-toe”, edhe tek Tayna vërehet tendenca për të përdorur fjalë të njëjta si, “Edhe pak lujna Tic-Tac-Toe”.

Vërehet një ngjashmëri gati identike në ritmin e repturës, madje edhe në theksimin e zanoreve në tekst. /Insajderi.com