Jennifer Lopez dhe Maluma kanë njoftuar zyrtarisht se po punojnë për një këngë të re së bashku, shkruan Billboard, transmeton Insajderi.
Në një seri fotosh të postuara në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, J.Lo dhe superylli kolumbian ishin afër njëri tjetrin të buzëqeshur, kështu duke konfirmuar bashkëpunimin e tyre.
Përveç këngës së tyre të ardhshme, Lopez dhe Maluma po bashkëpunojnë në filmin e ardhshëm Marry Me, ku ylli latin do të luajë të dashurin e Lopez.
Filmi po ashtu si kolonë zanore do të përmbajë disa bashkëpunime mes dyshes. /Insajderi.com