Sipas autopsisë, shkaku i vdekjes i aktores Naya Riviera është mbytja në ujë. Po ashtu është konfirmuar që vdekja e saj kishte qenë një aksident. Në trupin e saj nuk janë gjetur plagë traumatike apo sëmundje, sipas autopsisë, raporton CNN, shkruan Insajderi.
Riviera, 33, është zhdukur javën e kaluar nga liqeni Piru në kontenë e Southern California’s Ventura.
Ajo shkoi në liqen në mbrëmje ku e mori një barkë me qira, së bashku me të birin 4 vjeç.
Djali i saj u gjet në gjumë i vetëm, në anijen që kishin marrë me qira.
Trupi i saj u gjet të hënën. Autoritetet nuk mendojnë që droga apo alkooli luajtën rol në vdekjen e saj, megjithatë testi i toksikologjisë do të bëhet./Insajderi.com