Dhe si përfundim, Kanye West tërhiqet nga gara presidenciale

Dhe si përfundim, Kanye West tërhiqet nga gara presidenciale

Kanye West thuhet se ka braktisur garën presidenciale të vitit 2020 më pak se dy javë pasi njoftoi kandidaturëne tij për Shtëpinë e Bardhë, shkruan The Independent, transmeton Insajderi.

Të martën (14 korrik), Steve Kramer, një anëtar i ekipit të fushatës së West,  tha për Intelligencer se pasi grumbulloi një ekip Florida për fushatë, reperi nuk do të dyshonte më për zgjedhjet.

“Ai u dorëzua”, tha Kramer, duke thënë se ai ishte në proces për të “anuluar të gjitha gjërat tona”.

Ai më vonë shtoi: “Nuk kam asgjë të mirë apo të keqe për të thënë në lidhje me Kanye… çdo kandidat që kandidon për president për herë të parë kalon nëpër këto dyshime”.

Sipas raportit, West kishte provuar të fuste emrin e tij në votim si një kandidat i palës së tretë, por duhej të mblidhte 132,781 nënshkrime deri të Mërkurën (15 korrik) për të pasur të drejtën për të kandiduar në Florida. /Insajderi.com