“E gjithë jeta ime ka qenë një protestë” thotë aktorja Viola Davis në intervistën e saj për Vanity Fair. Fotografia e saj në ballinë të kësaj gazeta, për herë të parë është realizuar nga një fotograf afro amerikan Dario Calmese.
“Kompania ime e produksionit është një protestë. Mosvënia e perikës në ceremoninë e Oskars në 2012, ka qenë një protestë. Të protestuarit është bërë zëri im, ngjajshëm me faktin se si unë presentohem dhe tregoj emrin tim”, thotë aktorja fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare për performanca në filma, raporton CNN, shkruan Insajderi.
Aktorja Viola Davis njihet për shumë performanca, mes tyre do të pëmendim kult serialin “How to get away with murder”, “Fences” dhe rolin e Michelle Obama në dramën “First Ladies”.
Ajo thotë që “misioni i saj në këtë intervistë të Vanity Fair është të kap “shpirtin e kohës”. Ideja e fotografit Calmese ishte një rikrijim i portreteve të Louis Agassiz të vitit 1800, ku paraqiten skllevërit e kohës, duke tentuar të transmetojë madhështinë, elegancën dhe bukurinë e tyre./Insajderi.com