Winona Ryder i quan akuzat kundër Johnny Depp të pavërteta dhe të tmerrshme

Winona Ryder i quan akuzat kundër Johnny Depp të pavërteta dhe të tmerrshme

Në dëshminë e prezentuar sot në gjyqin e Johnny Depp kundër gazetës The Sun, Winona Ryder i quan të tmerrshme akuzat kundër Johnny Deep. Ajo thotë se romanca e saj me aktorin ishte krejtësisht ndryshe prej martesës së tij me Amber Heard, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Në dokumetin gjyqësor Ryder thotë: “Nuk  dua të e akuzoj askë për gënjeshtra, por nga përvoja ime me Johnny është e pamundshme të besoj që akuza të tilla të tmerrshme janë të vërteta. Është ekstremisht e rëndë kur e njeh atë sikurse e njoh unë.”

Ryder dhe Depp ishin së bashku për katër vite dhe qëndruan të fejuar për tri vite, pasi u takuan në setin e xhirimeve të filmit Edward Scissorhands.

“E kam njohur Johnny-n shumë mirë, vite më parë. Ne ishim së bashku për katër vite dhe e kam llogaritur si mikun më të mirë, e të afërt si një antar familje. Ishte lidhja më e rëndësishme e jetës sime. E kuptoj që është e rëndësishme të flas nga eksperienca ime, dhe unë nuk isha me të gjatë martesës me Amber, por përvoja ime ishte aq ndryshe, sa unë u shokova kur dëgjova akuzat”, vazhdon rrëfimi I Winonës në dëshmi./Insajderi.com