Reperi Majk është kundër maskave mbrojtëse, kundër qeverisë dhe kundër sistemit

Reperi Majk është kundër maskave mbrojtëse, kundër qeverisë dhe kundër sistemit

Megjithëse, numri i rasteve pozitive me coronavirus po rritet dita ditës në Kosovë e Shqipëri, Majk nuk e sheh si diçka shqetësuese.

Shpeshherë ka ironizuar me vendosjen e maskave, e tani me postime në llogarinë e tij në Instagram ai po del kundër masave të ndërmarra nga qeveria për ndalimin e përhapjes së pandemisë.

Me tëj ai ka duartrokitur protestat e zhvilluara në Londër kundër përdorimit të maskave mbrojtëse. Qindra demonstrues u mblodhën në Londër të dielën për të protestuar kundër mbajtjes së maskave të fytyrës, ditë para se të bëheshin të obligueshme në dyqane në Angli, njofton Insajderi.

Madje reperi po bezdiset nga rregullat, sepse ai jeton sipas rregullave të tij. Ai thekson se qeveria dhe sistemi nuk mund të kontrollojnë shpirtin tonë. /Insajderi.com