Kanye West ka thënë se është duke tentuar të divorcohet nga Kim Kardashian, prej që ajo ka takuar mikun e tij reper Meek Mill në Walorf Hotel.
Në shpërthimin e tij të fundit në Twitter, West tha se Kim kishte takuar reperin Meek Mill për të folur për reforma të burgut ndërsa nënën e saj e kishte quajtuar me tallje “Kris Jong-Un”. Të dyjat ai i kishte akuzuar për “privilegje të bardhëve”.
Ai poashtu kishte rrëfyer se Kim dhe nëna e saj, kanë tentuar që së bashku me dy doktor, ta hospitalizojnë atë dhe ta ndalojnë tentativën e tij për garë presidenciale.
“Kris dhe Kim kanë dhënë deklarata pa miratimin tim… kjo nuk është një gjë që duhet ta bëj bashkëshortja,” ka thënë Kanye.
Kanye i fshiu këto deklarata nga Twitter, një orë pasi i kishte postuar ato.
Burime të afërta kanë thënë për The Sun se Kim dhe Kanye janë duke jetuar të ndarë sepse janë duke u zënë shumë me njëri tjetrin që prej izolimit.
Kim ka marrë lavdërime nga Meek Mill për punën e saj në reformat për sistemin e drejtësisë, vitin e kaluar./Insajderi.com