Gruaja e Elvis Presley-t thyen heshtjen dhe flet për periudhat e errëta të nipit që vrau veten

Gruaja e Elvis Presley-t thyen heshtjen dhe flet për periudhat e errëta të nipit që vrau veten

Javën e kaluar, Benjamin Keogh, nipi i legjendës Elvis Presley, kreu vetvrasje në moshën 27 vjeçare.

Gjyshja e tij, Priscilla Presley, ka thyer më në fund heshtjen sa i përket gjendjes emocionale të nipit të saj. Ajo e përshkruan ngjarjen e javës së kaluar si një prej “ditëve më të errëta në familjen e saj”, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

“Secilën ditë që zgjohem, lutem të bëhet më mirë. Pastaj mendoj për vajzën time dhe për dhimbjen në të cilën ajo është duke kaluar ajo si nënë.  Babai i Ben-it, Dannt është poashtu, krejtësisht i humbur, sepse Ben ishte djali i tij i vetëm.”

Prisclilla vazhdon duke përmenduar edhe motrat dhe vëllezërit e tjerë të Ben: “Riley ishte aq i dashur dhe i afërt me të, Harper dhe Finley të cilët e adhuronin, dhe Navarone i cili është duke përjetuar shumë keq humbjen dhe vdekjen e tij.”/Insajderi