Para pak ditësh, Rihanna paralajmëroi për një ‘lansim’ gjigant.
Teksa fansat u emocionuan se do të jetë një album i ri nga këngëtarja – që ka 4 vjet që nuk ka lansuar këngë – në fakt ishte një linjë e re për produkte të kujdesit të fytyrës.
Por yjet më të mëdhenj të muzikës, po fokusohen në bashkëpunime me shtëpi të modës, linja produktesh e brende alkooli, dhe jo më në muzikë.
Marrim shembull edhe Kanye West që së fundmi zbuloi bashkëpunimin me GAP dhe se po kandidon për president të SHBA.
Albumi më i ri i Justin Bieber, i lansuar në shkurt, ishte i pari i tij pas 4 vjetësh. Edhe ndjekësit e Rapper pritën mbi tre vjet për projektin e tij të fundit pasi ai ishte i zënë duke mbështetur kolegjet publike të Chicago-s dhe bleu uebfaqen e informacionit vendas Chicagoist.
Reperi i Harlem, A$AP Ferg ka partneritet me Tiffany & Co. Ndërsa Post Malone lëshoi një album në shtator, reperi dhe këngëtari, 25 vjeçar, tashmë shet rosé.
Krijimi i albumeve të reja është më pak i rëndësishëm sesa përdorimi i famës për të filluar biznese që mund të rrisin fitimet, të rrisin vëmendjen e fansave dhe të zgjasin famën e tyre përtej jetës së shkurtuar të karrierës muzikore. Kjo është një shenjë se si ekonomia e industrisë ka ndryshuar (transmetimi nuk është fitimprurës në atë mënyrë që dikur ishin CD-të, dhe nuk ka më stigmë të lidhur me “shitjen”). Ajo tregon gjithashtu se si muzika si një formë e pavarur arti ka humbur ndikimin si një forcë kulturore dhe bëhet më shumë një mjet promovues. /Insajderi.com
Burimi: The Wall Street Journal