“Dirty media” konsiderohet “Russia Today” nga komuniteti i artistëve kosovarë.
Kjo ishte njëra nga mesazhet e dërguara sot nga Prishtina, me rastin e prezantimit të instalacionit “Kosova on Apple, fight fake news”, që kishte përgatitur një grup i artistëve, njofton Insajderi.
Mediat e Kremlinit akuzohen nga Perëndimi për lajme të rreme, mirëpo Kosova përveç kërcënimit që i vjen nga Kremlini me dezinformata, vuan edhe me presionin politik e diplomatik që e përdor Moska në Këshillin e Sigurimit, duke përdorur veton për pavarësinë e Kosovës.
Mediumi rus Russia Today u mundua që ta sulmonte këngëtaren e njohur të muzikës pop Dua Lipa, e cila ka prejardhje nga Kosova, duke e quajtur atë përkrahëse të fashizmin.
Qëllimi i kësaj, sipas artistëve kosovarë vlerësohet si sulm për Kosovën dhe kulturën perëndimore.
E gjithë ideja për këtë instalacion ka ardhur nga kërkesa për përfshirjen e hartës së Kosovës në Apple, atëherë kur Lipa dhe Ora, por dhe këngëtare të tjera kosovare e mbështetën me krenari atë.
Më pas media ruse, për ta komprometuar këtë kërkesë, lansoi dezinformata për këngëtaret me prejardhje nga Kosova.
Njëri nga organizatorët e instalacionit ishte edhe këngëtari, Mentor Mripa, i cili tha se si komunitet i artistëve do të jenë gjithmonë në përkrahje të yjeve kosovarë që po e bëjnë të njohur vendin gjithandej në botë./Insajderi.com