Aktorja e njohur Olta Gixhari po shijon ditët e fundit të shtatzënisë së saj, njofton Insajderi.
Deri më tani në media është përfolur gjinia e bebit, mirëpo Olta Gixhari nuk ka konfirmuar asgjë. Në fakt, ajo pëlqen të tregohet e vagullt me detajet e jetës së saj; ajo ende nuk ka zbuluar partnerin e saj me të cilin po jeton në Spanjë.
Ditën e djeshme, motra e saj Gerta ishte e ftuar në programin “Rudina” dhe duke menduar që tashmë të gjithë e dinin, tregoi se Olta po pret një djalë.
Moderatorja dhe tezja e ardhshme, konfirmoi kështu të gjitha dyshimet që u diskutuan në media me atë pak informacion që Olta vetë ka dashur të japë. /Insajderi.com