Regjisori i filmit “1917” Sam Mendes në mbledhje të fondeve që do të ndihmojnë punëtorët e teatrit që kanë mbetur pa punë

Regjisori i filmit “1917” Sam Mendes në mbledhje të fondeve që do të ndihmojnë punëtorët e teatrit që kanë mbetur pa punë

Regjisori i filmit “1917” Sam Mendes, ka bërë thirrje që bota e filmit dhe TV-së të ndihmojnë punëtorët e teatrit të cilët janë injoruar deri tani.

Regjisori i cili ka fituar çmimin Bafta për filmin e tij “1917” ka arritur të mbledh një fond prej 1,6 milion funtash deri më tash, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Por ai ka thënë që kjo është shumë pak dhe do të ndihmojë më pak se 4,000 veta, ku përfshihen aktorë, regjisorë, dramaturg dhe të tjerë të papunë që do të aplikojnë për grante.

Regjisori fitues i Oskarit, ka paralajmëruar që mbyllja e teatrove mund të shtyejë shumë persona kreativë të ikin nga kjo industri.

Ai ka themeluar Fondin për artistët e teatri në fillim të këtij muaji, me një donacion prej 500,000 funtash prej Netflix.

Benedict Cumberbatch, Imelda Staunton, Eddie Redmayne, Colin Firth, Hugh Bonneville dhe Tom Hiddleston kanë kontribuar direkt në këtë fond, ndërsa të tjerë si Michaela Coel dhe David Ëalliams kanë dhënë donacione përmes faqeve publike online.

Në deklaratën e tij, Sam Mendes u bën thirrje studiove, platformave lansuese, pronarve të bizneseve, filantropëve dhe adhuruesve të teatrit të kontribojnë./Insajderi.com