Aktorja shqiptare letër drejtuar Harvey Keitel – I kërkon të mos jetë pjesë e propagandës serbe

Aktorja shqiptare letër drejtuar Harvey Keitel – I kërkon të mos jetë pjesë e propagandës serbe

Regjisori amerikan Paul Kampf, i cili do të bëjë filmin “Harvest” bazuar në romanin e Veselin Dželetovic “Zemra Serbe e Johan-it” për trafikun e paligjshëm të organeve dhe shtëpinë famëkeqe shqiptare “Shtëpia e Verdhë”, thotë se bota që të mos dijë për këtë ngjarje është më e tmerrshme, kështu që qëllimi është ta informojmë atë për vuajtjet e popullit serb përmes filmit.

Ai thekson se fakti që aktakuza ndaj presidentit Kosovës, Hashim Thaçi, për krime kundër civilëve serbë, përfshirë ato në Shtëpinë e Verdhë, aktualisht është duke u rishikuar, shton gjithashtu rëndësinë e historisë së tij të filmit. Kampf njofton se po vjen në shtator kur do të fillojë puna serioze për filmin.

Producenti Dragan Ivanović konfirmoi se aktori i famshëm amerikan Harvey Keitel do të paraqitet në një rol të vogël në këtë film.

Nisur nga kjo, aktorja, Aurita Gashi shkroi një letër të hapur adresuar vetë aktorit amerikan, ku i kërkon të mos jetë pjesë e këtij filmi, të kuptojë luftën mes popullit kosovar dhe atij serb.

Më poshtë letra e plotë (origjinalja në gjuhën angleze):

“I dashur Harvey Keitel, po dëgjoja lajmet e RTK-së sonte,  dhe emri yt u përmend për një angazhim të mundshëm tuajin në një film propagandues serb, për të ashtuquajturën shtëpi mos-ekzistuese  “Shtëpia e verdhë“, ku kinse shqiptarët kanë kryer krime mbi popullatën civile serbe.

Realiteti është krejt ndryshe i dashur Harvey. Populli shqiptar ka qenë viktimë e regjimit të Milloshevicit, i njohur edhe si Kasapi i Ballkanit . Unë e di që mua nuk më takon të të them se çfarë të luash e çfarë jo. Por tani bëhet fjalë për një puro propagandë të shtetit serb.

Shumë i dashur Harvey, unë jam aktore vetë, dhe shpesh herë keni qenë inspirim për mua. Por ju lutem shumë mos e bëni një gjë të tillë, sepse do ta lëndonit një popull të tërë. Do ta lëndonit një popull i cili i rrezikohej nga spastrimi etnik. Ju lutem mos e bëni,  sepse do t’i lëndoni mbi 13.000 civilë shqiptar të vrarë, në mesin e tyre fëmijë , të rijnë , gra shtatzëna, dhe të moshuar . Do t’i lëndonit mbi 20.000 gra të dhunuara . Do t’i lëndonit 1653 familjet e personave të pagjetur që ende nuk e kanë një varr ku ti qajnë të afërmit e tyre . Gjatë gjithë luftës kam qenë në Kosovë, dhe e dini cila ka qenë frika ime më e madhe i dashur Harvey ?! Jo nga vdekja, sepse në luftë njeriu edhe mund të vritet, por frika ime më e madhe ka qenë se mund të dhunohem në sy të babait dhe vëllezërve të mi. Dhe për më tepër thurja plane në kokën time për një vdekje të shpejtë që një gjë e tillë mos të më ndodhte.

Ju kujtoj i dashur Harvey që NATO intervenoi në vitin 1999 që ta shpëtoj një popull nga spastrimi etnik , dhe që të mos përsëritej një Srebrenica e dytë . Andaj shumë i dashur Harvey të lutem mos e bëj, sepse nuk të bën aspak nderë një film propagandues i një regjimi që bëri tre lufta brenda 10 viteve në Ballkan duke lënë me qindra mijëra varre pas vetes .

Me përulësi Aurita Agushi aktore nga Kosova.”

#HarveyKeutelpleasedontdoit/

View this post on Instagram

Dear Harvey Keitel, As I was was listening the news tonight in our national TV RTK, your name draw my attention for a possible engagement of you in a Serbian propaganda film for the so-called non-existent "Yellow House" where Albanians allegedly committed crimes against the Serbian civilian population. Reality is quite different dear Harvey. The Albanian people have been victims of the Milosevic regime also known as the Butcher of the Balkans. I know it's not up to me to tell you what to play and what not. But now it is a pure propaganda of the Serbian state. Dear Harvey I am an actress myself, and many times you have been an inspiration to me. But please do not do it, because you would hurt an entire nation. You would hurt a nation which was endangered by ethnic cleansing. Please do not do it because you will hurt over 13,000 Albanian civilians killed, among them children, young people, pregnant women, and elderly people. You would hurt over 20,000 sexually abused women. You would hurt 1653 families of missing persons who do not yet have a grave to mourn their loved ones. Throughout the war I was in Kosovo, and you know what was my biggest fear dear Harvey?! Not from death because in war one can even be killed, but my biggest fear has been that I may be raped in the eyes of my father and brothers. And moreover I was making plans in my head for a quick death so that such a thing would not happen to me. I remind you, dear Harvey, that NATO intervened in 1999 to save a nation from ethnic cleansing, and not to repeat a second Srebrenica. So dear Harvey please do not do it because it does not do you any honor a propaganda film of a regime that made three wars within 10 years in the Balkans leaving hundreds of thousands of graves behind. Humbled Aurita Agushi actress from Kosovo. #harveykeitelpleasedontdoit

A post shared by Aurita Agushi (@aurita_agushi) on