Elon Musk shpreh shqetësimin e tij për gjendjen e mikut të tij Kanye West

Elon Musk shpreh shqetësimin e tij për gjendjen e mikut të tij Kanye West

Elon Musk ka shprehur brengat e tij në një postim, ku i shkruan reperit mes gjithë atyre shkrimeve të mllefosura në të cilat ai donte të ndahej nga Kim Kardashian.

Kanye tashmë ka bërë një kërkim falje publik ndaj gruas së tij Kim, e cila i kishte qëndruar pranë dhe kishte treguar që Kanye është “një njeri briliant por i komplikuar dhe se vuan nga bipolar disorder.”

Elon tha se edhepse Kanye tingëllonte mirë në telefon, ai dyshon se ka më shumë gjëra në gjithë këtë histori, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Elon tha se i kishte dërguar një mesazh gjatë kohës kur Kanye ishte në kulmin e mesazheve të mllefosura në Twitter.

“Vetëm dua të di nëse je mirë, shumë njerëz janë të brengosur për ty,” kishte shkruar Elon mikut të tij Kanye.

Musk thotë se Kanye dukej mirë gjatë thirrjes, por në përgjithësi, duket sikur gjëra jo të mira janë duke ndodhur./Insajderi.com