Era Istrefi po rikthehet: Vjen në bashkëpunim me reperin shqiptar

Era Istrefi po rikthehet: Vjen në bashkëpunim me reperin shqiptar

Është bërë pak kohë që Era Istrefi ka munguar në prurje të reja muzikore. Në disa postime në llogarinë e saj në Instagram, javë më parë, ajo kishte theksuar disa mosmarrëveshje me shtëpinë diskografike nga e cila është kontraktuar.

Por që gjithsesi, Era Istrefi si duket po rikthehet në një bashkëpunim me reperin ferizajas, Butën, edhe pse shumë pak detaje dihen në lidhje me publikimin, njofton Insajderi.

Këngëtarët kanë publikuar foto nga studio në profilet e tyre në Instagram, ndërsa nuk dihet se kur do ta prezantojnë bashkëpunimin për publikun.

Buta i cili ka tre muaj pa publikuar këngë të re dhe Era Istrefi, të dy njihen për një stil tejet të veçantë; bashkëpunimi i dyshes si një produkt final nuk ka të mohuar se do të jetë po njëlloj i veçantë. /Insajderi.com