Producenti dhe prezantuesi shqiptar rezulton pozitiv me COVID-19

Producenti dhe prezantuesi shqiptar rezulton pozitiv me COVID-19

Sot, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, producenti televiziv dhe prezantuesi Bledi Strakosha ndau me ndjekësit e tij se ka rezultuar pozitiv me coronavirus, njofton Insajderi.

Moderatori shumëvjeçar i Radio Televizionit Shqiptar dhe themelues i Bledi Strakosha Media, thekson se pavarësisht kujdesit të shtuar sot rezultoi pozitiv.

“Të dashur miq, pavarësisht kujdesit të shtuar, sot rezultova pozitiv me Covid-19. Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët”, shkruan ai nën një foto ku shihet me maskë.

Strakosha nuk ka ndarë më shumë detaje sa i përket gjendjes së tij shëndetësore. /Insajderi.com