Potretizimi i Dr. Fauci-t i siguroi aktorit Brad Pitt një nominim në “EMMY”

Potretizimi i Dr. Fauci-t i siguroi aktorit Brad Pitt një nominim në “EMMY”

Aktori, Brad Pitt të martën shënoi një nominim Emmy në ‘aktorin e shquar të ftuar’ në një kategori serialesh komedi për të luajtur Fauci në “Saturday Night Live”, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Pitt u shfaq si Fauci në një episod në prill të skeçit NBC, e cila ishte për tre episodet e fundit të sezonit ishte realizuar nga distanca për shkak të pandemisë coronavirus.

Më parë atë muaj, Fauci, 79 vjeçar, u pyet në “New Day” të CNN-it se kush do të dëshironte ta luante atë në “Saturday Night Live”, të cilit Fauci iu përgjigj, “Brad Pitt, natyrisht”.

“Unë mendoj se ai aktroishkëlqyeshëm”, tha Fauci. “Dua të them, unë jam një adhurues i madh i Brad Pitt dhe kjo është arsyeja pse kur njerëzit më pyesin se kush do të doja të më luante unë përmend Brad Pitt sepse ai është një nga aktorët e mi të preferuar. Unë mendoj se ai bëri një punë të shkëlqyeshme “.

Në paraqitjen e tij si Fauci, Pitt shkurtimisht theu karakterin për t’i dhënë një mesazh Fauci-t dhe profesionistëve të tjerë të kujdesit shëndetësor, të cilët kanë udhëhequr trajtimin e pandemisë në vend.

“Dhe për doktorin Fauci të vërtetë, faleminderit për qetësinë dhe qartësinë tuaj në këtë kohë pa të paqartë”, tha Pitt. “Dhe faleminderit për punonjësit e mjekësisë, të parët që u përgjigjen dhe familjet e tyre që keni qenë në vijën e parë”. /Insajderi.com