As Corona nuk mund të ndal sukseset e Dua Lipës – albumi i saj është dëgjuar dy miliard herë brenda katër muajve

As Corona nuk mund të ndal sukseset e Dua Lipës – albumi i saj është dëgjuar dy miliard herë brenda katër muajve

Dua Lipa është prej atyre emrave për të cilat mediat po shkruajnë secilën ditë dhe jo për skandale apo fotografi Instasgrami.

Artistja shqiptare që ka tashmë ka pushtuar botën publikoi albumin “Future Nostalgia” në mars të këtij viti dhe që nga atëherë është një prej albumeve më të dëgjuara të kohës.

Dua ndau sot me ndjekësin një foto ku shihet cover-i i albumit dhe një shënim në të cilën tregon se ky album është dëgjuar dy miliard herë brenda katër muajve.

“Mbi dy milion dëgjime për beben time “Future Nostalgia”!!! Pas vetëm katër muajsh! Jam shumë krenare për këtë album… faleminderit shumë… Nuk kam fjalë për të përshkuar si ndjehem dhe duartë i kam të djersitura përderisa jam duke shkruar këtë! Para se telefoni të më rrëshqasë nga duart, FALEMINDERIT!!,” tha ajo në këtë shënim./Insajderi.com