Motrat e famshme Kylie dhe Kendall Jenner janë vetëm dy nga disa figura të famshme që BBC i ka zbuluar tek reklamojnë dhe u bëjnë promocion imitimeve të produkteve të Apple në Instagram, siç janë dëgjueset “AirPods”, njofton Insajderi.
Dy motrat e famshme – së bashku – kanë rreth 322 milionë ndjekës në rrjetet e tyre sociale.
Apple beson se kopjime të tilla të produkteve mund të përbëjnë shkelje dhe vjedhje të pronës intelektuale, por kanë thënë se nuk do të hapin rast kundër motrave Jenner.
Apple në të kaluarën ka ndërmarrë masa kundër personave të tjerë të famshëm që kanë promovuar “klonime” të tilla të produkteve të kompanisë amerikane.
BBC ka provuar të marrë një koment edhe nga dy motrat, por ato kanë refuzuar të përgjigjen./Insajderi.com