Gwen Stefani tregon se ishte torturuar derisa kishte zbuluar aferën e burrit të saj me dadon

Gwen Stefani tregon se ishte torturuar derisa kishte zbuluar aferën e burrit të saj me dadon

Gwen Stefani tregon se kishte përjetuar ferrin dhe se torturoi veten derisa kaloi muaj të tërë duke provuar të zbulonte lidhjen e bashkëshortit të saj Gavin Rossdale me dadonë e tyre.

Këngëtarja e grupit No Doubt, 50 vjeç dhe burri i saj 54 vjeçar, ishin një nga çiftet më glamuroze në industrinë e muzikës, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Ata u takuan në mesin e viteve 1990 kur të dy bandat e tyre ishin në kulmin e famës së tyre, por ata nuk u bashkuan deri shumë vite më vonë.

Ata u martuan në vitin 2002, ku Gwen Stefani kishte veshur një fustan martese mahnitës me ngjyrë rozë, të dizajnuar nga John Galliano për Christian Dior.

Fustani ikonik tani e ka vendin në koleksionin e përhershëm të Muzeut Victoria dhe Albert të Londrës.

Menjëherë pas martesës, ata u tronditën nga zbulimi i bombës që Rossdale ishte babai biologjik i vajzës së Pearl Lowe, Daisy.

Sidoqoftë, ata arritën të vazhdojnë martesën e tyre.  Rossdale duke prerë kontaktet me bijën që ai kurrë nuk e dinte që ai kishte, dhe çifti vazhdoi jetën dhe lindi fëmijët e tyre.

Pak më shumë se një vit pas lindjes së fëmijës së tyre të tretë, martesa filloi të prishet dhe Gëen nënshkroi dokumentet për divorc në Gusht 2015./Insajderi.com