Probleme me gjumin? Tom Hardy mund të ketë një zgjidhje

Probleme me gjumin? Tom Hardy mund të ketë një zgjidhje

Në këtë kohë të paprecedent, shumë nga ne po vuajmë nga netët pagjumë. Fatmirësisht, Tom Hardy është rikthyer me tregimet e tij para gjumit.

Nuk është hera e parë e Hardy po bën tregime audio, pasi kishte bërë paraqitjen e tij të parë në kanalin e fëmijëve në vitin 2016 – dhe ato histori kanë mbledhur mbi 1 milion shikime në shërbimin transmetues të BBC, BBC iPlayer.

Pas kthimit në një kohë që është veçanërisht sfiduese për të gjithë ne, përfshirë fëmijët, Hardy do të lexojë një histori të re çdo ditë.

Xhirimi i tregimeve u bë në kopshtin e aktorit në përputhje me udhëzimet për distancimin shoqëror.

Më rëndësishmja është që Hardy nuk do të jetë krejt vetëm. Ai do të shoqërohet nga bulldogu i tij francez, Blue, i cili duket i adhurueshëm. /Insajderi.com

Gather round, children, for storytime with Tom Hardy and his ...

Burimi: Mashable