Lana Del Rey ka postuar një video në Instagram ku recitonte një version të shkurtuar të “Salamander”, një poezi nga koleksioni i saj i ri Violet Bent Backwards Over the Grass.
Në video, Del Rey lexon nga dorëshkrimi përderisa në sfond luhet muzika instrumentale e Jack Antonoff.
Violet Bent Backwards Over the Grass është një nga dy koleksionet e poezive që Del Rey planifikon të nxjerrë gjatë vitin 2020. Tjetri, i titulluar Behind The Iron Gates nuk është caktuar se kur do të publikohet.
Lana Del Rey planifikon të dhurojë disa të ardhura nga Violet Bent Backwards Over the Grass për shoqatat bamirëse amerikane.
Dëgjoni recitalin “Salamander” më poshtë./Insajderi.com