Dr Dre mund të humbasë 1 bilion nga pasuria e tij në betejën e divorcit me gruan Nicole

Dr Dre mund të humbasë 1 bilion nga pasuria e tij në betejën e divorcit me gruan Nicole

Reperi ka nënshkruar kërkesën për divorc me gruan tij Nicole Young pas 24 vitesh martesë, por një kontratë paramartesore që ka bërë me të mund të i kushtojë rreth 1 bilion dollarë.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Andre Romelle Young, ka shpallur në qershor që ai dhe gruaja e tij janë duke u bërë gati për divorc, raporton TMZ, shkruan Insajderi.

Mirëpo për shkak të një kontrate paramartesore që ai kishte ngulmuar që Nicole të nënshkruajë, ai duhet të i japë asaj 1 bilion dollarë.

Në dokumentet legale, sipas TMZ, Dr Dre tashmë vlen shumë më tepër se në kohën kur ata u martuan.

Ajo tha se “Isha shumë dyshuese dhe kisha frikë të nënshkruaja marrëveshjen. Mirëpo Andre më bëri presion dhe unë me ndihmën e ekipit të tij e mora një avokat dhe nënshkrova marrëveshje.”

Sipas saj Dr Dre është penduar për këtë gjë dhe për presionin që i ka bërë asaj dhe se ai ka shqyer këtë kontratë.

Por burimet thonë se ai mohon të gjitha deklaratat e Nicole dhe se ajo është duke dashur të i merr më shumë para se sa që është paraparë në kontratë./Insajderi.com