Motra e Mariah Carey-t padit nënën e tyre për abuzim seksual gjatë ritualeve satanike kur ishte fëmijë

Motra e Mariah Carey-t padit nënën e tyre për abuzim seksual gjatë ritualeve satanike kur ishte fëmijë

Alison Carey, motra e Mariah Carey, ka nënshkruar një padi drejtuar nënës së tyre, sipas së cilës, nëna e tyre Patricia, ka lejuar njerëz të panjohur të e abuzojnë gjatë ritualeve satanike, kur ajo ishte fëmijë, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Alison Carey, 57 vjeç, është paraqitur në Gjykatën Supreme të New York duke kërkuar dëmshpërblim për “dëmtim psikologjik dhe fizik, dhimbje mendore, ankth dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimeve të rënda emocionale”.

Alison pretendon se ajo ishte dëshitare e akteve seksuale mes fëmijëve dhe të rriturve, të cilat ndodhnin gjatë mesnatës, në takime për të adhuruar djallin dhe për të i bërë atij sakrifica ritualeske.

Ajo dhe motra e saj Mariah nuk kanë marrëdhënie të mira.

Alison ka treguar që ka punuar si prostitutë për shkak të momenteve të vështira në jetën e saj.

Në një intervistë të vitit 2018 ajo ka ka treguar për këto rituale më shumë: “Ceremonitë ndodhnin mes orës 2 të mëngjesit deri në 4 të mëngjesit. Mendoj që nuk ndodhnin secilën javë, por ishin disa data të caktuara. Të gjithë të pranishmit vishnin pelerina të zeza të gjata dhe pëshpërisnin në gjuhë të huaj, ndoshta latinisht. Pastaj ndodhnin gjëra të tmerrshme, që një fëmijë nuk duhet të i shohë.”

Mariah Carey ende nuk ka komentuar lidhur me këtë./Insajderi.com