Zoe Saldana kërkon falje për portretizimin e Nina Simon në filmin për jetën e saj

Zoe Saldana kërkon falje për portretizimin e Nina Simon në filmin për jetën e saj

Aktorja Zoe Saldana ka kërkuar falje për interpretimin e Nina Simone, në filmin biografi për jetën e këngëtares i cili u kritikua shumë.

Ylli i ciklit të filmave Marvel, e cila është me prejardhje dominikane dhe portorikane, iu desht të vendoste një hundë protetike dhe make-up për errësimin e lëkurës për rolin.

Zëdhënësit e Simone nuk e aprovuan filmin dhe vajza e këngëtares së ndjerë vuri në pyetje vendimin.

Në një intervistë të re, të transmetuar në Instagram, Saldana u shpreh: “Nuk duhet të kisha luajtur kurrë Ninën. Duhet të kisha bërë gjithçka në fuqinë që kisha 10 vjet më parë, që Nina Simone të portretizohej nga një aktore me ngjyrë.”

Vajza e këngëtares, Simone Kelly, shkroi në Facebook kur mori vesh për rolin: “Unë e dua Zoe Saldana, të gjithë e duam Zoe … Nga Avatar në Colombiana, unë kam parë filmat e saj disa herë.”

“Por jo çdo projekt është për të. Dhe unë e di se çfarë do të mendonte nëna ime.”

Filmi, i quajtur Nina, u prit keq nga kritikët dhe mban një vlerësim prej 2% në faqen e kritikave të filmave, Rotten Tomatos.

“Mendoja se për shkak të ngjyrës së lëkurës time kisha të drejtë të e luaja atë. Por ishte Nina Simone. Ajo kishte një jetë dhe një udhëtim jetësor që duhet të nderohej në mënyrë specifike,” tha aktorja.

Me shumë emocion ajo vazhdoi: “ Më vjen keq. Më vjen shumë keq. Sot jam më e ditur se atëher dhe nuk do të bëj kurrë një gjë të tillë. Ajo është një gjigande dhe dikush tjetër duhet të tregojë historinë e saj.”

Saldana ka ndryshuar mendim sepse në një intervistë të vitit 2013 kishte thënë : “Nëse Elizabeth Taylor mund të luante Kleopatrën, unë mund të e luajë Ninën. Unë do të e nderoj dhe respektoj komunitetin tim.”

Nina Simone ishte këngëtare dhe aktiviste për të drejtat e njeriut./Insajderi.com