Lana del Rey ka qenë duke punuar në një koleksion poezish që quhet Violet Backwards Over the Grass, por nuk i ka ndalur edhe krijimet muzikor.
Ajo arriti të marrë vëmendje me dy fotografi Instagrami ku duket mrekullueshëm, ku ka bashkangjitur një pjesë të muzikës që ka krijuar.
Këngëtarja kishte veshur një bluzë të hapur të verdhë, një këmishë me kocka dhe xhinse, duke marrë kështu vëmdje me thjeshtësinë e njëkohësisht me format e trupit.
Në një postim tjetër ajo ka lexuar pjesë nga poezitë e saj nga kopshti, ndërsa videoja e dytë është një pjesë nga kënga Tulsa Jesus Freak, të cilën e ka punuar nga shtëpia.
Përderisa po lexonte poezi, Lana priti macen të ndalej së mjaulluar dhe i tha personit që po incizonte të vazhdonte deri sa të kapte pjesën e duhur.
Libri i Lanës do të përfshijë 30 poema dhe do të dal në 29 shtator./Insajderi.com