Cardi B ka publikuar një videoklip të ri, dhe është gjithçka që pritej; skena të nxehta dhe koreografi.
Me t’u publikuar ky videoklip, Enca ishte mjaft e shpejt të na e dëshmonte sa në hap me kohën qëndron ajo (në mos një hap para) duke theksuar një detaj të përbashkët që dy artistet ndajnë në videoklipet e tyre, njofton Insajderi.
Dhe është veshja në një nga skenat e videoklipit të Cardi B. Me 29 korrik Enca publikoi videoklipin për bashkëpunimin me Don Xhonin, ku shihet me në veshje me printe leopardi. Njëjtë shfaqet edhe reperja amerikane në videoklipin që u publikua sot, flokët e kapur në një bisht jashtëzakonisht të gjatë, me një korse të mbërthyer në mes dhe çizme me take që shkojnë përmbi gjunj.
Më pas Enca nuk humbi mundësinë e saj të ironizojë me publikun shqiptar nga ku mori mjaft kritika për shfaqjen e saj në videoklip, dhe kështu bëri një parashikim (më poshtë) se si do të reagonte publiku shqiptar nëse Cardi B do të ishte shqiptare:
Nëse ende nuk keni parë videoklipin e ri të Encës, mund të klikoni në videon e mëposhtme.
Ndërsa, videoklipin e ri të reperes amerikane Cardi B, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Insajderi.com