Ditët e fundit të betejës së Robin Williams me sëmundjen e trurit të shpjeguara në dokumentarin e ri.

Ditët e fundit të betejës së Robin Williams me sëmundjen e trurit të shpjeguara në dokumentarin e ri.

Një dokumentar do të përshkruajë ditët e fundit të Robin Williams para se ai të bënte vetëvrasje.

William u bë i njohur me rolet e tij komike si një nga aktorët më të mirë të Hollywood-it i cili vdiç në moshën 63 vjeçare në 2014, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Traileri për dokumentarin “Robin’s Wish” sapo është lansuar dhe njerëz që kanë punuar me të, tregojnë se si sjellja e tij kohëve të fundit kishte ndryshuar, çka kishte përfunduar me vdekjen e tij.

Përpos kësaj, në këtë dokumentar diskutohet edhe për çrregullimin neurodegenerative Lewy Body Dementia, nga i cili kishte vdekur aktori.

Shnerider Williams, gruaja e tij thotë se edhepse burri i saj vuante nga depresioni ai kishte vdekur nga dementia.

“Burri im ishte duke luftuar me një sëmundje vdekjeprurërëse të panjohur. Pothuajse secila pjesë e trurit të tij ishte atakuar, ai e përjetoi veten duke u copëtuar.”

Për Williams folën edhe miq dhe bashkëpunëtor të tjerë të cilët treguan se si atij i ishte ndryshuar gjendja psikike.

David E Kelley, i cili kishte punuar serialin e fundit ku kishte luajtur Robin tha se “e kishte vërejtur që diçka kishte qenë duke e shkatërruar përmbrenda mikun e tij.”/Insajderi.com