Romanca me Katy Perry-n nuk është gjithmonë e lehtë, ka thënë Orlando Bloom

Romanca me Katy Perry-n nuk është gjithmonë e lehtë, ka thënë Orlando Bloom

Romanca mes dy yjeve nuk duket të jetë e lehtë, të paktën sipas Orlando Bloom.

Ata janë duke pritur lindjen e fëmijës së tyre të parë, Orlando ka treguar se jeta e vërtetë nuk është me ëmbëlsi dhe romantikë, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

“Do të dëshiroja të thoja që gjërat janë të përsosura dhe ne jemi të lumtuar. Por sikurse gjithçka në jetë që është e vërtetë, edhe lidhja jonë ka ngritjet dhe uljet.”

Katy dhe Orlando u takuan në after partyn e Harvey Weinstain në 2016, mirëpo Harvey ka paralajmëruar që lidhja e tyre nuk është historia e dashurisë nga Hollywood-i që njerëzit zakonisht presin.

Ata u ndanë në vitin 2017 dhe nuk u bashkuan deri pas një viti. Orlando i propozoi në ditën e Shën Valentinit në 2019 dhe ata u detyruan të shtyjnë martesën për shkak të pandemisë./Insajderi.com