Moderatori shqiptar shërohet nga Coronavirus-i

Moderatori shqiptar shërohet nga Coronavirus-i

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, moderatori shqiptar Bledi Strakosha, dha lajmin se ishte shëruar nga Coronavirus-i, njofton Insajderi.

Moderatori thotë se ka rezultuar negativ në të gjitha testet që ka bërë, ndërkohë që tregon se përballja me virusin nuk ishte e lehtë, por gjithsesi më pak e vështirë se e atyre që janë shtruar në spitale.

Moderatori nuk harron të falënderojë të gjithë ata që u kujdesën për të gjatë kësaj periudhe dhe përsërit thirrjen për kujdes: “Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën”. /Insajderi.com