Meghan Markle dhe Adele bëjnë ushtrime së bashku

Meghan Markle dhe Adele bëjnë ushtrime së bashku

Dukesha e Susex dhe këngëtarja e famshme, janë fqinje dhe shkojnë bashkë në leksionet e pilates.

Ato të dyja janë afruar prej që princesha ka ardhur të jetojë në Beverly Hills, pak minuta larg shtëpisë së Adele, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Një burim i afërt ka thënë: “Meghan dhe Adele janë duke ushtruar pilates së bashku. Atyre u pëlqen shumë. Instruktori i tyre i ka dhënë leksione edhe princit Harry. Është një mënyrë e mirë për të menagjuar stresin.”

Këto sesione ushtrimesh thuhet që janë duke e ndihmuar Meghan të fitojë betejën e gjyqit me gazetën Mail gjatë të dielës, të cilën ajo e ka paditur sepse kishte printuar pjesë nga një letër që ajo i shkroi të atit.

Ndërsa Adele i ka mahnitur të gjithë me humbjen e peshës, mirëpo thuhet se qëllimi i këngëtares nuk ishte të dobësohej, mirëpo ajo e bëri këtë për shkak të djalit të saj të vogël, Angelo./Insajderi.com