Coronavirus-i i merr jetën skulptorit të njohur shqiptar

Coronavirus-i i merr jetën skulptorit të njohur shqiptar

Skulptori i njohur shqiptar, Arben Bajo humbi betejën me virusin COVID-19. Mëngjesin e së dielës (9 gusht), Bajo ndërroi jetë në moshën 52 vjecare, njofton Insajderi.

Ai ndodhej në gjendje të rëndë dhe i intubuar në Spitalin Infektiv prej disa ditësh. Miqtë e tij kishin bërë apel se 52-vjeçari kishte nevojë urgjente për gjak.

Veprat e skulptorit janë të shumta. Ai do të mbahet mend si njeriu që “riktheu” Vaçe Zelën në vendlindjen e saj, në Lushnje. Shtatorja e këngëtares së mirënjohur ishte vendosur në janar të këtij viti.

Bajo lindi në vitin 1967 në Gjirokastër, liceun e kreu në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë në vitet 1988-1992.

Covid-19 i merr jetën në moshën 53-vjeçare skulptorit

Gjatë karrierës së tij, Bajo krijoi 7 ekspozita vetjake dhe në vitin 2011, ai mbajti një ekspozitë në Akademinë e Arteve, ku të gjithë patën punën mundësinë të shihnin punën e tij të përmbledhur ndër vite. /Insajderi.com

Covid-19 i merr jetën në moshën 53-vjeçare skulptorit

Burimi: Anabel.al, A2News