Kim Kardashian dhe Kanye West në tentim për të ‘shpëtuar’ martesën e tyre

Kim Kardashian dhe Kanye West në tentim për të ‘shpëtuar’ martesën e tyre

Kim Kardashian dhe Kanye West janë parë në Miami pasi janë kthyer nga një pushim familjar në Dominican Republic.

Sipas burimeve thuhet se Kim dhe Kanye janë shumë më të lumtur me njëri tjetrin pasi kanë kaluar kohë së bashku dhe ka shpresë që ky udhëtim mund të shpëtojë martesën e tyre, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Kim raportohet të ketë kaluar javë shumë të vështira gjatë kohës kur Kanye ‘e sulmonte’ përmes mesazheve në Twitter.

Përpos kësaj të dy u panë gjatë javës së kaluar duke diskutuar, ku Kim përfundoi duke qarë.

Mirëpo duket sikur gjërat kanë funksionuar për të mirë gjatë pushimeve dhe ata kanë zgjidhur mosmarrëveshjet. Kanye madje postoi një video ku ai vallëzonte me vajzën e tij dhe dukej më në humor se gjatë javëve të kaluara.

Kim dhe Kanye udhëtuan bashkë me katër fëmijët e tyre dhe u kthyen nga pushimet gjatë ditës së diele.

Një burim i afërt tregoi për People se “ata kaluan një javë familjare në Dominician Republic, ndërsa tani do të vazhdojnë këtë pushim në Colorado. Ata duken të lumtur me njëri tjetrin.”/Insajderi.com