Jason Derulo është shëndrruar në mbretin e TikTok duke u mundësuar adhuruesve video me përmbajtje shumë argëtuese gjatë karantinës.
Ai po i jepte mësime golfi mikut të tij, Will Smith dje, kur pa dashur i theu dhëmbët, raporton Insajderi.
Ishte vetë Will ai që regjistroi videon përmes telefonit të tij, përderisa miku i tij po i jepte direktiva. Mirëpo në momentin kur Jason u bë gati të gjuaj topin, ai gabimisht e goditi mikun e tij në dhëmbë.
Shprehja e fytyrës së Will pas goditjes së marrë është aq e fuqishme sa na bën të bashkëndiejmë me dhimbjen tij. Përpos kësaj atij iu thyen disa prej dhëmbëve të përparë.
Aktori pozoi duke sforcuar një buzëqeshje me dhëmbët e tij të thyer, ndërsa Jason me një ndjenjë faji e këshilloi të përdorte akull te vendi i goditjes./Insajderi.com