Shia LaBeouf do të luajë karakterin Moon Knight në filmin e ri të Marvel X-Men

Shia LaBeouf do të luajë karakterin Moon Knight në filmin e ri të Marvel X-Men

Shia LaBeouf do të jetë pjesë e filmit të ri të Marvel Univers sipas disa burimeve ende të pa konfirmuara.

Aktori i cili njihet për tendenca skandaloze dhe përzgjedhje të mirë rolesh, është duke u konsideruar si aktor për rolin e Moon Knight nga Marvel Studios, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Karakteri Moon Knight është krijuar nga Doug Moench dhe Don Perlin dhe shpesh është krahasuar me Batmanin nga DC Comic.

Të dy këto karaktere janë bilionerë ekcentrik të cilët përdorin pasurinë e tyre për të luftuar krimin dhe për të paguar pajisjet e tyre të teknologjisë së lartë.

Për dallim nga Batman, Moon Knight ka aftësi super njerëzore dhe e merr fuqinë nga hëna.

Emri i vërtetë i Moon Knight është Marc Spector, i cili ka krijuar gjatë jetës identitete alternative të cilat e mbajnë të lidhur me rrugët dhe botën e krimit të cilën ai e lufton.

Moon Knight ishte pjestarë i disa grupeve të superheronjëve si Avengers, Secret Avengers, West Coast Avengers, Marvel Knights dhe Heroes For Hire.

Nuk dihet ende se sa prej këtyre identiteteve do të përfshihen në filmin e ri të X-Men.

Përndryshe, Shia LeBeouf sapo ka përfundur filmin kontraversial The Tax Collector, i cili del javën e ardhshme dhe filmat si Honey Boy, The Peanut Butter Falcon dhe Pieces of a Woman./Insajderi.com