Shoferi serb i kompanisë “Uber” paraqet ankesë për modelen shqiptare

Shoferi serb i kompanisë “Uber” paraqet ankesë për modelen shqiptare

Modelja e njohur shqiptare, Lorena Haliti, kishte porositur një taksi nga kompania Uber, në New York.

Në një tweet të datës 26 korrik, në llogarinë e saj, modelja kishte shkruar, “Lëshova muzikë shqipe për taksistin serb.”

Dy ditë më vonë, shoferi serb u dërgoi një letër punëdhënësve të saj nga ndërmarrja “Select Model” dhe u ankua për një provokim të drejtpërdrejtë, njofton Insajderi.

Shoferi sqaroi ishte e gabuar nga ana e saj, sepse ai e bëri punën e tij në mënyrë profesionale dhe korrekte, ndërsa ajo e njohu me emrin dhe mbiemrin e saj që ai ishte serb, qeshi, luajti muzikë dhe u mburr për këtë në Twitter.

Ai gjithashtu deklaroi në email se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë janë ende një temë shumë e ndjeshme, se ai humbi babanë e tij në luftën në Kosovë dhe se është i sigurt se në situatën e kundërt, nëse do të kishte luajtur këngë serbe për të, ajo do ta paraqiste ankesën edhe më shpejt se ai, tek kompania.

Më pas, kompania Uber, pezulloi llogarinë e modeles në platformë, gjë që shtyri modelen të reagojë me një tweet.

“Nuk hesht më. @Uber shoferi juaj serb paraqiti një ankesë tek punëdhënësi im për thjesht sepse dëgjova muzikë shqipe gjatë udhëtimit. Ju po vazhdoni mbështesni ksenofobinë dhe racizmin etnik duke më ndaluar mua pa asnjë hetim të mëtejshëm. Kjo është e pështirë dhe e patolerueshme.” /Insajderi.com