Gigi Hadid është shtatzënë për herë të parë dhe modelja e njohur po tregohet shumë e kujdesshme që të ketë një shtatzëni të sigurt, njofton Insajderi.
Ajo zbuloi në Twitter se po shmang një nga aktivitetet e saj të preferuara, siç është kalërimi.
“Më herët vetëm ecja me kalin tim por jo më. Më mungon!”, shkroi ajo në përgjigje të një fansi të shtunën i cili e pyeti nëse ishte duke kalëruar apo “po shmang plotësisht” atë.
Modelja konfirmoi se ajo dhe i dashuri i saj, këngëtari Zayn Malik janë në pritje të ëmbël në një intervistë me Jimmy Fallon. /Insajderi.com