‘Sherri virtual’ i ditës së sotme ka në fokus Feron dhe Robert Berishën

‘Sherri virtual’ i ditës së sotme ka në fokus Feron dhe Robert Berishën

Në postime tashmë të fshira nga rrjeti social, Instagram, Fero dhe Roberti sulmuan njëri tjetrin me deklarata thumbuese, njofton Insajderi.

E gjitha filloi kur Fero pa një intervistë të vjetër të Robert Berishës në emisionin “Shiko kush luan” në Top Channel. Kur u vu përpara zgjedhjes mes Feros dhe Flori Mumajesit, këngëtari Robert Berisha u shpreh, “Këtë mundesh edhe me adoptu me bë çun, i ka 13 vjet”.

Ndonëse ka kaluar kohë që nga intervista e Robertit, Fero thumboi atë në një postim tashmë të fshirë.

“Roberti mpelqen per arsye qe i ka veq ka 3-4 data nmuj, Edhe qe to 3-4 data mi mledh bashk qmimi eshte 455 euro”, u shpreh reperi.

Orë më vonë, edhe këngëtari i ktheu reperit përgjigje me të njëjtën monedhë. Një mori thumbash në dy postime ku etiketonte reperin.

“FeLo krejt karieren e vet i ka pas 30 koncerte ku menagjeri ja ka mar 90% e prej 30 koncerteve 65 her e kan rreh n’skene mrapa skenes edhe to hi n’ker ni shkelm e mandej ne albi mall dajak dekternaaa nkjamet to don Robelti qum hale smunet emnin me ma shqiptu se hale dhomt e pjekuris nuk i kan dal se i ka 13 vjet. O felo felo”, shkruan këngëtari në postimin e tij të parë.

Por me kaq Roberti nuk duket se u mjaftua, ku minuta më vonë postoi edhe një tjetër shkrim drejtuar reperit.

“Ma ke rit qmimin ato pare i ndaj me 2 muzikantat e e ti Felo Felo qe 5 vjet ske knu se me at trup si ! pik quditse nuk te pranon skena as playback sdin me repovat. Ty duhet met mar me te lan ne shetitore edhe met mshu boxa se pandemi skemi pare mi mshu boxit si ktyneher tmytaaaaaaa o Felo. Ferofera han manathera e rrehin te dera”, shkruhet në postimin e dytë të këngëtarit.

Ky do të ishte edhe fundi i këtij sherri virtual mes Feros dhe Robertit, por që më pas të dy fshinë postimet e tyre nga llogaritë përkatëse në Instagram.

E në anën tjetër, Fero po planifikon të mbledhë të gjithë reperët rivalë të qytetit të Gjilanit në një këngë, ashtu siç kishte paralajmëruar në një video në Instagram.

Kurse, Robert Berisha në një intervistë të mëhershme për Prive, kishte paralajmëruar se ka në mendje të bëjë një emision të tijin. Me një postim në llogarinë e tij në Instagram ai na la të kuptojmë se gjithçka është gati për të filluar shumë shpejt. /Insajderi.com