Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij Cherry Seaborn janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, njofton Insajderi.
Raportohet se çifti bëhen prindër në pak javë, pasi mbajtën shtatzëninë larg vëmendjes së publikut.
The Sun raporton se çifti i famshëm janë tejet të lumtur dhe tani po bëjnë përgatitjet e fundit për të mirëseardhur në shtëpi foshnjën e tyre.
“Ata po bëjnë vetëm përgatitjen e fundit në shtëpi dhe foshnja pritet të vijë në jetë më vonë këtë verë. Është një kohë me të vërtetë e lumtur dhe familjet e tyre janë të gëzuar plotësisht për ta mezi po presin të takojnë foshnjën”, thotë një burim për gazetën. /Insajderi.com