Në Britaninë e Madhe u mbajt koncerti i parë me distancim shoqëror, duke ndarë të pranishmit në grupe prej pesë personash, njofton Insajderi.
Koncerti Sam Fender tërhoqi rreth 2.500 fansa në Parkun Gosforth të Newcastle, i pari në llojin e tij që nga fillimi i kufizimeve të Coronavirus-it në mars, sipas Independent.
Vendi i shfaqjes paraqiste 500 platforma metalike të ngritura, secila prej të cilave akomodoi nga pesë persona. Platformat kishin rreth 2 metra distancë nga njëra tjetra.
Dhe, gjithçka dukej kështu:
Në këtë formë Virgin Money Unity Arena, do të mirëpresë muzikantë përfshirë Van Morrison, Maximo Park dhe The Libertines në gusht dhe shtator, si dhe komedianët Jimmy Carr dhe Bill Bailey. /Insajderi.com