Kitaristi i njohur dhe fitues i shumë çmimeve Grammy, ndërron jetë

Kitaristi i njohur dhe fitues i shumë çmimeve Grammy, ndërron jetë

Kitaristi klasik dhe lahutari Julian Bream ka vdekur në shtëpinë e tij në Wiltshire në moshën 87 vjeçare, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Muzikanti virtuoz performoi globalisht gjatë jetë së tij, dhe ishte i njohur për regjistrimet e tij për kompozime të reja dhe klasa master.

Julian Bream with a lute

Ai fitoi katër çmime Grammy dhe mori 20 nominime mes viteve 1960-1985.

Një muzikant autodidakt, Bream mësoi të luante me lahutën që babai i tij e bleu nga një marinar në Charing Cross Road të Londrës në vitin 1947.

Ai më vonë u njoh si “një nga artistët më të shquar të epokës së pasluftës”, sipas Akademisë Mbretërore të Muzikës. /Insajderi.com