Dua Lipa realizon një set fotografish nga fotografi i madh Tim Walker për Wmagazine

Dua Lipa realizon një set fotografish nga fotografi i madh Tim Walker për Wmagazine

Dua Lipa është quajtur Mbretëresha Pop e karantinës nga revista prestigjioze Wmagazine.

Përpos kësaj ajo është fotografuar nga një prej fotografëve të njohur per stilin unik të imazheve Tim Walker, raporton Insajderi.

Këngëtarja që sapo ka realizuar këngën me disa prej idhujve të saj kryesorë, Madonna dhe Missy Eliott, dukej shumë bukur në rrobat me dizajne shumë ngjyrëshe dhe me stilin që të kujton muzikën dhe pop artin e viteve 70.

Ajo madje ka zgjedhur të flasë edhe për temën e refugjatëve në këtë revistë, duke e treguar historinë e vet personale.

“Prindërit e mi, gjithmonë kanë ëndërruar të kthehen prapë në Kosovë,” thotë ajo, “Mendoj që njerëzit ndonjëherë nuk e kuptojnë, sidomos me situatën e tashme të refugjatëve, se askush nuk e lë vendin e tij, nëse nuk është për shkak të kujdesit të familjes, apo në kohëra krize.”/Insajderi.com