Raportimet vazhdojnë – të ftuarit e Ellen DeGeneres nuk duhet të jenë më qesharake se ajo

Raportimet vazhdojnë – të ftuarit e Ellen DeGeneres nuk duhet të jenë më qesharake se ajo

Një i ftuar që u shfaq në emisionin e Ellen DeGeneres ka pohuar se njerëzit paralajmërohen të mos jenë më hokatarë se Ellen, shkruan The Independent, transmeton Insajderi.

Dana Dimatteo ishte në shfaqje në vitin 2018 pasi për segmentin “Make It Rain”, dhe përvoja e saj përfundoi të ishte shumë më ndryshe nga sa priste të ishte.

Në regjistrim, DeGeneres dhe Dimatteo buzëqeshin ndërsa kamerat xhironin. Sidoqoftë, e ftuara pretendon se kjo është gjithçka për shfaqje.

“Gjatë segmenteve publicitare, Ellen do të shkëputej nga karakteri i saj dhe ulej në kolltukun e saj duke injoruar të gjtihë”, tha ajo për The Sun Online.

Sipas Dimatteo, producentët u thanë anëtarëve të audiencës se nëse ata do të zgjidheshin për të marrë pjesë, ata “nuk do të lejoheshin të ishin më qesharakë ose më të zgjuar se Ellen” pasi “ajo është ylli dhe komedianja – jo ne.”

Dimatteo, e cila tha se ajo “nuk shijoi aspak” përvojën e saj, është personi i fundit që kritikon shfaqjen përfolur muajt e fundit. /Insajderi.com