Kim Kardashian West bëhet bashkë me këngëtaren Monica për të liruar reperin C- Murder

Kim Kardashian West bëhet bashkë me këngëtaren Monica për të liruar reperin C- Murder

Si pjesë e kampanjës për reformimin e të burgosurve, Kim Kardashian është duke luftuar për lirimin e reperit nga New Orleans, C – Murder.

Reperi, emri i të cilit është Corey Miller, është vëllau i Master P, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Në vitin 2002, një adhurues i Miller u qëllua fatalisht në New Orleans. Miller është dënuar për vrasjen e tij në vitin 2009, edhepse ai u deklarua i pafajshëm.

Kim Kardashian tha në Twitter se: “Juaria e gjykoi Corey 10-2 dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Nëse gjyqi i tij do të mbahej sot, juria nuk do e shpallte fajtor.”

“Që prej gjykimit të tij, kanë dalë dëshmitarë të rinjë dhe prova poashtu. Disa prej personave të jurisë kanë thënë se kishin presion për të votuar dënimin.”

Të dy dëshmitarët thanë në vitin 2018 se Miller nuk kishte gjuajtur dhe se ata kishin presion për të gënjyer nën betim.”

“Drejtësi të vërtetë për djalin që u vra do të thotë të gjindet vrasësi i tij i vertetë dhe Corey Miller, të kthehet në shtëpi te fëmijët e tij,” tha Kim Kardashian.

Ajo tash është bashkuar me këngëtaren Monica, që ishte e dashura e Miller në atë kohë, për të luftuar për lirimin e reperit.

View this post on Instagram

@cmurder & I are bonded by truth, honesty & Loyalty ! There’s never been a promise broken & I vowed to seek help! After a tearful conversation with @lala she and I spoke to @kimkardashian & I explained why I KNEW Corey was innocent… I shared that There are lots of issues in Corey’s case that speak to his innocence including witnesses recanting their testimony, dna not matching & a 10-2 jury! Corey deserves to come home to his girls and be the father they need, be the artist & leader he’s always been as well as spread hope to those who have also experienced this.. I’ve locked arms with @kimkardashian, @jessicajackson, @edyhaney and all those who believe in Corey and are ready to fight to #FreeCoreyMiller #FreeCoreyMiller #FreeCoreyMiller

A post shared by Monica 🖤 (@monicadenise) on

“Corey e meriton të kthehet në shtëpi te vajzat e tij, që kanë nevojë për babanë e tyre, të jetë artisti dhe lideri që gjithmonë ka qenë dhe të jap shpresë për ata që janë duke përjetuar të njejtën gjë,” tha Monica në një post Instagrami.

Kim Kardashian West është duke luftuar për reformimin e drejtësisë kriminale. Ajo mori vëmendje në 2018 kur Alice Marie Jonson, që kishte shkelur ligjin për drogat për herë të parë, ishte duke vuajtur dënim të përjetshëm që prej 1996, u lirua pasi presidenti Trump, rishqyrtoi dënimin e saj.

Që nga ajo kohë Kim i është përkushtuar reformave të burgut. Ajo madje filloi të studiojë ligjin vitin e kaluar dhe ka ndihmuar të shkurtojë burgosjet e përjetshme të shumë kundravajtësve./Insajderi.com