Russell Brand akuzohet për shkak të analizës maskiliste të këngës së Cardi B dhe Megan Thee Stallion

Russell Brand akuzohet për shkak të analizës maskiliste të këngës së Cardi B dhe Megan Thee Stallion

Komediani Russell Brand është akuzuar me shumë zhurmë nga interneti, për shkak se kishte postuar një video ku analizonte këngën e re të Cardi B dhe Megan Thee Stallion W.A.P

Mirëpo komentuesit në mediat sociale, ironizuan me mendimin e tij, sepse ai vetë lavdërohej për tradhëtitë e tij, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

Në këtë video ai thotë: “Nëse këngëtarët burra të muzikës hip hop, flasin për potencën e seksualitetit mashkullor dhe pastaj gratë fillojnë poashtu të këndojnë për potencën e tyre seksuale, a është barazi nëse këto vlera janë paracaktuar nga dominuesi i kaluar? Mendoj që jo.”

Aktori pastaj vazhdoi duke e krahasuar videon me stilin udhëheqës të Margaret Thatcher.

“A ishte Margaret Thatcher ikonë feministe? Jo, sepse vlerat që ajo ka përfaqësuar janë vlera mashkullore. Ajo ishte një grua – burrë. Ajo ishte një person shumë i fuqishëm, një politikane briliante. Por suksesi i saj nuk solli më shumë mundësi për gratë, më shumë sukses ose barazi.”

Shumica e komenteve ishin kundër Russell dhe e akuzuan atë për tendencë të spjegimit të feminizmit sipas dogmave mashkullore.

Njëri nga këto komente i thoshte se ai nuk duhej të ju tregonte grave me ngjyrë se kujt duhet të i këndojnë.

“Është bërë bajate fakti që meshkujt mendojnë së është e tyre për të treguar çka është e ç ka nuk është fuqizim femërorë.”

Përndryshe kënga W.A.P përmban një tekst ku i këndohet seksit dhe dëshirës me një mënyrë shumë sugjestive.

Edhe videoja e këngës ka imazhe shumë seksuale, ku këngëtaret tregojnë trupin e tyre dhe bëjnë ‘twerk’, gjëra që zakonisht jemi mësuar të i shohim në video e reperëve meshkuj./Insajderi.com