Një fans me fat (dhe para) mund të ketë albumin e Ed Sheeran që krijoi kur ishte 13 vjeçar

Një fans me fat (dhe para) mund të ketë albumin e Ed Sheeran që krijoi kur ishte 13 vjeçar

Si një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës pop në botë, albumet e Ed Sheeran zakonisht shiten mbi 7 milionë kopje.

Por një fans me fat mund të ketë albumin e tij të parë të gjithin për vete kur të hidhet në ankand muajin tjetër – megjithëse do të duhet të ketë të paktën 13,000 dollarë për t’u futur në ankand, njofton Insajderi.

Sheeran, tani 29 vjeçar, bëri vetëm 20 kopje të albumit të këngëve të dashurisë, të quajtur Spinning Man, i regjistruar kur ishte 13 vjeçar.

Sheeran zotëron 19 prej tyre, po CD-në e fundit i dorëzoi një shoku të familjes, në kohët para famës, kur ai flinte në divanin e tij.

Vëllai i këtij burri, i njohur vetëm si Kevin, 48 vjeçar, gjeti CD-në e nënshkruar në sirtar dhe tani po pret çmimin më të lartë për ta shitur. /Insajderi.com

Very rare find: Sheeran, 29, made just 20 copies of the album of love songs, called Spinning Man, recorded when he was 13

Burimi: Daily Mail