Rita Ora ka shpenzuar 136 mijë euro për pushime 1-javëshe në një vilë luksoze në Korfuz me të dashurin e saj të ri, njofton Insajderi.
Këngëtarja, 29 vjeçare dhe i dashuri i saj Romain Gavras, 39 vjeçar, po qëndrojnë në vilën luksoze prej 19 mijë euro për një natë me disa të tjerë nga familja e saj që qëndrojnë në vilën më shtatë suita.
Vila e izoluar e quajtur Ultima Corfu ofron intimitet të plotë në frontin e detit dhe pamje nga 180 shkallë të bregdetit grek dhe shqiptar.
Prona 1000 metra katrorë mund të akomodojë deri në 14 persona në të shtatë suitat, secila prej tyre përmban dhomën e gjumit të vet me garderobë dhe banjo.
Më poshtë disa foto të vilës luksoze. /Insajderi.com