Edhe këngëtarja shqiptare në listën e këngëve të preferuara të Barack Obama-s

Edhe këngëtarja shqiptare në listën e këngëve të preferuara të Barack Obama-s

Ish-presidenti Barack Obama, sapo ka ndarë me ndjekësit e tij në Twitter, listën me këngët e preferuara për këtë verë, njofton Insajderi.

“Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time. Doja të ndaja disa nga të preferuarat e mia nga vera, përfshirë këngë nga disa prej artistëve nga Konventa Demokrate e kësaj jave. Shpresoj t’i shijoni” – ka shkruar Obama në një tweet.

E po në këtë listë zë vend edhe Dua Lipa me këngë “Un Dia” në bashkëpunim me këngëtarin latin J Balvin.

Kënga rezultoi të ishte shumë e suksesshme, duke bërë që Dua Lipa të debutojë në tregun e muzikës latine, e të renditet në krye të top-listave. /Insajderi.com